TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 14:00

Qarkullonte me armë në makinë, 'Shqiponjat' arrestojnë "të fortin" në Tiranë; i gjendet edhe municion luftarak

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonte me armë në makinë, 'Shqiponjat'

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mbante armë zjarri në automjetin e tij.

I riu u arrestua pas operacioneve dhe kontrolleve të befasishme nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me lëndë narkotike, armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.

Në rrugën “Xhanfize Keko”, Policia ka ndaluar automjetin tip “BMW” që drejtohej nga 24-vjeçari, dhe kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

'Në pranga ra M. N., 24 vjeç. Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që ai drejtonte, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

qarkullonte armë në makinë \'shqiponjat\' arrestojnë

Lini një Përgjigje