TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 13:27

RENEA dhe FNSH-ja rrethojnë zonën e Astirit, dyshohet se është marrë peng një vajzë!

Shkruar nga Pamfleti

RENEA dhe FNSH-ja rrethojnë zonën e Astirit, dyshohet se

Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë rrethuar zonën e Astirit mesditën e sotme.

Sipas banorëve të zonës mësohet se një vajzë është bllokuar në hyrjen e saj në një apartament në Astir. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një pengmarrje të mundshme, por policia reaguar zyrtarisht për ngjarjen.

Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se një vajzë ka pretenduar se është dhunuar nga disa persona. Policia njofton gjithashtu se shtetësja S.Q., nuk pranon të hapë derën e apartamentit në të cilin ndodhet.

Në zonë ka prani të shtuar të policisë, ambulancës dhe shërbimeve zjarrëfikëse.

"Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap", njofton policia.

Lini një Përgjigje