
Një vajzë ka telefonuar policinë duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona në zonën e Astirit.
Policia ka rrethuar zonën, madje efektivët e RENEA-s janë futur në apartament nga tarraca e pallatit, pasi vajza nuk pranoi të hapte derën e banesës. Nuk dihet nëse vajza është vetëm në apartament apo po mbahet peng.
Vajza ndodhet në një banesë në katin e 8 të pallatit, ndërsa ende nuk janë zbardhur rrethanat dhe vijojnë hetimet nga policia.
"Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hapë", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje