TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 20:51

Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali!

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali!
Biznesmeni i vrarë

Një biznesmeni shqiptarë është vrarë me armë zjarri në Itali. Ai është gjetur i vdekur mbrëmjen e së martës në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se fillimisht u dyshua se sipërmarrësi 52-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, Artan Kaja, u dyshua se kishte humbur jetën nga shkaqe natyrale, por më pas u zbulua se ai është vrarë me armë zjarri.

Po sipas mediave italiane dyshohet se 52-vjeçari shqiptar është vrarë nga një bashkatdhetar, i cili është arrestuar nga policia, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende. Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.

Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi. Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme.

Lini një Përgjigje