SPAK ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr. 32 të vitit 2022, ndaj të pandehurit Luis (Argen) Çela.
Ai akuzohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë kultivimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.
Gjykimi u zhvillua sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar.
Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, shpalli sot vendimin duke dënuar me 8 vjet heqje lirie Luis Çelën.
Çela u shpall fajtor për veprën penale të kultivimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e një grupi të strukturuar kriminal.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, Gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 8 vitesh, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i cili parashikon uljen me një të tretën e dënimit, Çela u dënua përfundimisht me 5 vjet e 4 muaj burgim.
Lini një Përgjigje