TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 15:35

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon shifrat: Mbi 445 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon shifrat: Mbi 445 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit mbi ecurinë e procesit zgjedhor në vend.

Sipas statistikave zyrtare, deri në orën 15:00 të drejtën e votës e kanë ushtruar 445.622 qytetarë, që përbëjnë 22.74 për qind të elektoratit.

Gjatë një konference për media, përfaqësuesit e KQZ-së bënë të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa incidente apo probleme të theksuara në të gjithë territorin e Kosovës.

KQZ bën me dije se, raporti i fundit i pjesëmarrjes është përpiluar mbi bazën e të dhënave të mbledhura nga më shumë se 98% e vendvotimeve në vend.

Gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në votime.

Lini një Përgjigje