TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 19:39

Sekuestrohet 1 ton kokainë në Spanjë, arrestohen shqiptarë e serbë/ Detajet e operacionit

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohet 1 ton kokainë në Spanjë, arrestohen shqiptarë e

Agjentët e Policisë Kombëtare dhe të Mbikëqyrjes Doganore sekuestruan mbi 1000 kilogramë kokainë në një kontenier që kishte mbërritur në portin e Vigos , ndërsa u arrestuan 9 persona. Të arrestuarit janë me kombësi serbe dhe shqiptare.

Sipas burimeve të informuara të njohura me hetimin, operacioni u zhvillua të mërkurën dhe droga u kap në anijen Cape Citius , e ankoruar në Guixar, e cila lundron nën flamurin e Qipros dhe vinte nga Ekuadori.

Nga hetimet është përjashtuar përfshirja e ekuipazhit dhe pronarëve të anijes. Në fakt, në orën 17:00 anija e mallrave u largua nga doku. Anija iu drejtua Malaga-s.

Arrestimet u kryen në qendrën tregtare Vialia , ku klientët që bënin pazar o shokuan nga operacioni i policëve me rroba civile.

Burime pranë hetimit konsiderojnë se jemi përpara një operacioni historik që çmonton një kartel të rëndësishëm në Ballkan .

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, i cili këtë të enjte përuroi në Tui (Pontevedra) selinë e re të Qendrës së Bashkëpunimit Policor dhe Doganor (QKPA), tha se ka pasur një "operacion të rëndësishëm antidrogë".

"Le të vazhdojnë zhvillimin e hetimit dhe të përfundojnë operacionin. U tregua profesionalizëm dhe aftësia e organeve tona dhe forcave të sigurisë për t'u marrë me një problem siç janë organizatat kriminale dhe, në këtë rast, ato të dedikuara për trafikun e drogës”, vuri në dukje ai.

Nëntë të arrestuarit, të cilët qëndrojnë në Komisariatin Kombëtar të Policisë Vigo, do të dalin para gjykatës nga e premtja deri të shtunën dhe janë me origjinë serbe dhe shqiptare.

Lini një Përgjigje