TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2024, 10:44

Sherr me thika mes adoleshentëve/ 15-vjeçari plagos të miturin, shoku fsheh ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika mes adoleshentëve/ 15-vjeçari plagos të miturin,

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy adoleshentëve në Tiranë.

Një 15-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë një të mitur të moshës 14-vjeç.

Ndërkohë, sipas policisë një 16-vjeçar është vënë nën hetim pasi nuk kallëzoi krimin, ndërsa 14-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje