
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pretendimet e bëra nga familjarët e një zonje, e cila u aksidentua në vijat e bardha në Tiranë, më 28 shtator, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas familjarëve efektivi i policisë që është marrë me ngjarjen, është korruptuar nga autori dhe nuk është bërë drejtësi. Policia në një reagim të gjatë pranon se personin që shkaktoi aksidentin është lënë i lirë.
Reagimi
Më datë 28.09.2024, rreth orës 21:00, morëm njoftim nga salla se në Spitalin e Traumës ka shkuar një zonjë e dëmtuar, e cila pretendon se është përplasur nga një mjet.
Zonja ka deklaruar se nuk ka parë mjetin apo çfarë e ka goditur dhe nuk mban mend çfarë i ka ndodhur. Menjëherë, në Spitalin e Traumës ka shkuar OPGJ N.Babaj, i cili ka marrë kontakt me të dëmtuarën, e quajtur R.Beçoku, e datëlindjes 1971. Zonja ka deklaruar se nuk mban mend çfarë ka ndodhur, por mendon se është përplasur nga një makinë.Nga ana e OPGJ N.Babaj, rasti është vlerësuar dhe është komunikuar me sallën operative, për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes.Ai ka kërkuar formimin e grupit hetimor dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në momentin që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shtetasi i quajtur F.Canaj, i cili është prezantuar dhe ka deklaruar se djali i tij, ishte përfshirë në një përplasje me një zonjë, i shqetësuar për ngjarjen, F.Canaj kishte shkuar në vendin e aksidentit për të parë çfarë kishte ndodhur dhe aty kishte kontaktuar me oficerin N.Babaj, të cilit i kishte treguar për djalin e tij.Drejtuesi i mjetit quhet Sh.Canaj. OPGJ Nikoll Babaj ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, bashkë me mjetin në komisariat. Drejtuesi i mjetit është proceduar për veprat penale:
1) Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
2) Largimi nga vendi i aksidentit, të parashikuara nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal. Ai ishte i pajisur me leje drejtimi të klasit B dhe iu bë testi i alkoolit, ku rezultoi 0.0. Procedimi është kryer në gjendje të lirë.
Pasi është pyetur për gjendjen e saj, i ka komunikuar se drejtuesi i mjetit është gjetur dhe është proceduar sipas ligjit.
Pas disa orësh, zonja ka marrë në telefon OPGJ dhe i ka kërkuar llogari se pse nuk është arrestuar shoferi. OPGJ e ka sqaruar se nuk plotësohen kushtet për arrestim, pasi dëmtimet e zonjës janë të lehta. Ajo ka debatuar, duke thënë se është marrë ryshfet, janë korruptuar dhe e kanë lënë të lirë. Zonja i ka shkruar disa herë mesazhe, duke e kërcënuar dhe ofenduar OPGJ N.Babaj.
Lini një Përgjigje