
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Thumanë-Kashar, pranë vendit të quajtur Ura e Gjoles.
Një automjet i tipit “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “Audi”, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një nga shoferët. Sipas policisë, shtetasi Lazër Firza, 60 vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
"Krujë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje