
Dyshohet që shkak i aksidentit të jenë punimet që po kryhen nga firma "Gener 2", për rikonstruksionin e kësaj rruge e cila ka shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.
Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë.
Një automjet i tipit “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “Audi”, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit në vendin e quajtur 'Ura e Gjolës'.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit i Lazer Firza 60-vjeç, i cili ka shkuar në spital pa shenja jete.
Dyshohet që shkak i aksidentit të jenë punimet që po kryhen nga firma "Gener 2", për rikonstruksionin e kësaj rruge e cila ka shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.
Konkretisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti po asfaltohet një pjesë e një korsie e cila ka pësuar ulje dhe dëmtime që pa u hapur akoma.
"Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thuhej në njoftimin e policisë.

Autostrada e 'florinjtë' e Bashkim Ulajt që u shemb pa u inaguruar akoma
Austostrada Thumanë-Kashar është koncesion 35-vjeçar me pagesë 2.1 Euro sipas kontratës me qeverinë Rama, por Bashkim Ulaj e ka vetë-vendosur tarifën e kalimit 2700 lekë të vjetra, duke vjedhur qytetarët pa patur frikë nga drejtësia, ndërsa me Ramën ka rënë në ujdi për këtë vjedhje.
Me këtë rrugë koncesionare për 35 vite, ai do nxjerrë 1.3 miliardë euro të ardhura, ndërsa duke krijuar si monopol qarkullimi pa nyje hyrje-dalje, të ardhurat e tij parashikohen të jenë 2 miliardë Euro, duke rritur vlerën faktike të ndërtimit.
Kujtojmë, se kostoja fillestare e rrugës Thumanë-Kashar me të njëjtin projekt, ishte 188 milionë USD; pas një viti u bë 242 milionë USD, ndërsa tani rezulton se është ndërtuar me 435 milionë Euro, megjithëse 25% e projektit nuk është zbatuar me vepra arti, parametra të gjerësisë, ndriçim, elementëve të sigurisë e volum pune.
Aksi Thumanë-Kashar sipas projektit e raporteve teknike, quhet “Autostradë Kategoria “A”, por 2 muaj pas inaugurimit, asfalti i saj ka filluar të bëhet me valëzime e gropa-gropa, pasi kompania ndërtuese e koncesionare “Gener-2”, sipas ekspertëve, ka hedhur vetëm 30% trashësi asfalti mbi shtresën inerte prej zhavori të rrugës.
Krimi me ndryshimin e projektit, cilësinë e dobët, pasigurinë, izolimin e qarkullimit të banorëve të zonës, mos ndërtimi i rrugës alternative, monopoli i qarkullimit, tarifa e rritur dhe kostoja e ndërtimit të kësaj rruge, janë të dukshme.
Por heshtja e SPAK, tregon se nuk e paska dëgjuar dhe nuk e ka parë akoma super-vjedhjen e oligarkut Bashkim Ulaj, madje nuk po merr si indicie, as denoncimet e mediave dhe protestën e banorëve të izoluar përgjatë kësaj rruge monopol.
Saga Thumanë – Kashar në shifra
Aksi fushor Thumanë - Kashar ka vlerën me të lartë të ndonjë rrugë në botë për kilometër:
59 euro për milimetër rrugë
590 euro për centimeter rrugë
59.000 Euro për metër rrugë
59 milionë euro për kilometer rrugë
Sipas kontrates koncesionare për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë – Vorë – Kashar (35 vite), parashikohen mbi 1.3 miliardë euro për 22 km rrugë për kompaninë Gener 2!/Pamfleti
Lini një Përgjigje