TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 12:15

Thumanë-Kashar, autostrada e florinjtë e Bashkim Ulajt që po shembet pa u kolauduar

Shkruar nga Pamfleti

Thumanë-Kashar, autostrada e florinjtë e Bashkim Ulajt që po

Krimi me ndryshimin e projektit, cilësinë e dobët, pasigurinë, izolimin e qarkullimit të banorëve të zonës, mos ndërtimi i rrugës alternative, monopoli i qarkullimit  dhe kostoja e kësaj rruge, janë të dukshme; por SPAK nuk e paska dëgjuar dhe nuk e ka parë akoma super-vjedhjen e Bashkim ...

Për herë të parë në Shqipëri, përveç monopoleve ushqimore e shumë shërbimeve të tjera jetike, kryeministri Edi Rama ka sajuar e ka dhënë monopolin e aksit rrugor Thumanë- Kashar, ku mjetet janë të detyruar të kalojnë vetëm atje, sidmos banorët e zonës përgjatë kësaj rruge.

Në këtë rrugë 21 kilometër të gjatë, Bashkim Ulaj nuk ka lënë asnjë nyje lidhëse hyrje- dalje nga Thumana deri në Fushë- Krujë, duke bllokuar plotësisht transportin e afro 100 mijë njerëzve, të mallrave dhe aktivitetin e 2100 bizneseve të asaj zone.

Sipas projektit të miratuar nga qeveria, aksi Thumanë- Kashar është autostrada e kategorisë “A”, që duhej të kishte 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime e 6 nënkalime, si dhe 8 nyje të mëdha lidhëse me funksion hyrje-dalje të mjeteve e një rrugë alternative pa pagesë.

Por Bashkim Ulaj, në pazar me kryeministrin Edi Rama, ndryshoi projektin dhe nuk bëri asnjë nyje lidhëse hyrje-dalje për qendrat e banuara përgjatë kësaj rruge, duke krijuar monopolin e shfrytëzimit për fitime financiare maksimale.

Sepse rruga është koncesion 35-vjeçar me pagesë 2.1 Euro sipas kontratës me qeverinë, por Bashkim Ulaj e ka vetë-vendosur tarifën e kalimit 2700 lekë të vjetra, duke vjedhur qytetarët pa patur frikë nga drejtësia, ndërsa me qeverinë ka rënë në ujdi për këtë vjedhje.

Prej 2 muajsh, banorët e zonës përgjatë kësaj rruge, po protestojnë çdo ditë, duke kërkuar të drejtën për të patur akses me disa hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar, sepse u është bllokuar dhe rruga ekzistuese, por Babloku ka vërsulur policinë me kërbaç, për të mbrojtuar interesat e koncesionarit Bashkim Ulaj.

Me këtë rrugë koncesionare për 35 vite, ai do nxjerrë 1.3 miliardë euro të ardhura, ndërsa duke krijuar si monopol qarkullimi pa nyje hyrje-dalje, të ardhurat e tij parashikohen të jenë 2 miliardë Euro, duke rritur vlerën faktike të ndërtimit.

Kujtojmë, se kostoja fillestare e rrugës Thumanë-Kashar me të njëjtin projekt, ishte 188 milionë USD; pas një viti u bë 242 milionë USD, ndërsa tani rezulton se është ndërtuar me 435 milionë Euro, megjithëse 25% e projektit nuk është zbatuar me vepra arti, parametra të gjerësisë, ndriçim, elementëve të sigurisë e volum pune.

Aksi Thumanë-Kashar sipas projektit e raporteve teknike, quhet “Autostradë Kategoria “A”, por 2 muaj pas inaugurimit, asfalti i saj ka filluar të bëhet me valëzime e gropa-gropa, mbasi kompania ndërtuese e koncesionare “Gener-2”, sipas ekspertëve, ka hedhur vetëm 30% trashësi asfalti mbi shtresën inerte prej zhavori të rrugës.

Krimi me ndryshimin e projektit, cilësinë e dobët, pasigurinë, izolimin e qarkullimit të banorëve të zonës, mos ndërtimi i rrugës alternative, monopoli i qarkullimit, tarifa e rritur dhe kostoja e ndërtimit të kësaj rruge, janë të dukshme.

Por heshtja e SPAK, tregon se nuk e paska dëgjuar dhe nuk e ka parë akoma super-vjedhjen e oligarkut Bashkim Ulaj, madje nuk po merr si indicie, as denoncimet e mediave dhe protestën e banorëve të izoluar përgjatë kësaj rruge monopol./Pamfleti

 

thumanë -kashar autostrada monopol

Lini një Përgjigje