
Një sherr mes disa të rinjsh ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen 1 Maji, në Vlorë. Disa persona janë konfliktuar fizikisht në një berberhane.
Mësohet se si pasojë e konfliktit mes tyre kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë të moshës 15 dhe 16-vjeç, të cilët janë transportuar në spital. Të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarjen, janë shoqëruar në polici 9 persona. Si pasojë e konfliktit, janë thyer xhama dhe pajisje të berberhanes.
Policia e Vlorës ka dhënë detaje për konfliktin. Sipas njoftimit të policisë, sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bëhet me dije se të paktën katër persona rreth moshave 18 dhe 19-vjeç janë përleshur me 5 të mitur.
“Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje