TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2024, 12:56

Shoferi tapë në timon, aksident i rëndë me 6 të plagosur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë; një 23-vjeçare në koma

Shkruar nga Pamfleti

Shoferi tapë në timon, aksident i rëndë me 6 të

Një aksident i rëndë është ka ndodhur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve 23 vjecare është në gjendje kome, në rrezik për jetën.

Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre.

Për pasojë 23 vjecarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare, të treja motra.

Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja. 44 vjeçari që shkaktoi aksidentin, banues në Peshkopi po ndiqet në gjendje të lirë, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.

Drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezulton i dehur. Artan Pishkashi emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë. E gjithë familja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e 23 vjecares mbetet e rëndë.

aksident i rende prrenjas-qafe thane

Lini një Përgjigje