TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2024, 09:54

U kap me drogë, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Një 28-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij ishte dhënë një dënim me 1 vit e 4 muaj burgim për kultivim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Orgest Koka banues në Tiranë.

“Lokalizohet dhe kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim:

Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas”, njofton policia.

arrestim bime narkotike

Lini një Përgjigje