
Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Trupi ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se ka mbërritur policia dhe ambulanca. Edhe pse i kanë dhënë ndihmën e parë, 55-vjeçari nuk ka mundur të rikthehet në jetë.
Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të zbardhë shkakun e vdekjes dhe identitetin e personit.
Lini një Përgjigje