
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Kuçovës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Një vinç, në përpjekje për t'u kthyer, i ka prerë rrugën një automjeti tip Golf 6 ku udhëtonin dy vajza, në vendin e quajtur "Meteor".
Si pasojë e aksidentit, është plagosur pasagjerja e automjetit, ndërkohë që dy drejtuesit e të dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime.
Vajza është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e tij.
Lini një Përgjigje