TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2024, 10:20

Me mbi 3 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Me mbi 3 kg kokainë në makinë, arrestohet 22-vjeçari

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge.

Mediat italiane raportojnë së të riut i janë gjetur më shumë se tre kilograë kokainë të fshehur në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit në makinë.

Arrestimi i tij u bë i mundur të dielën gjatë një kontrolli rutinë nga policia italiane.

Oficerët urdhëruan shoferin të ndalonte por tentoi të arratisej. Pasi u ndalua nga policia, u ushtrua një kontroll brenda makinës, ku u gjetën tre pako me kokainë, me mbi 1 kilogramë secila.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu drogën edhe paratë cash që iu gjetën të riut në momentin e ndalimit.

Lini një Përgjigje