
Babai i Anjeza Shikos, drejtoreshës së Tatimeve në Vlorës që i dogjën makinë, Muamet Çota tha se mjetit i është vënë flaka për shkak të punës që bën vajza e tij.
‘Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki’- tha Muamet Çota.
Në lidhje me ngjarje policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar e se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit
'Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.
Lini një Përgjigje