TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2024, 08:24

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar; plagosen 7 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar;

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar si dhe janë plagosur rëndë 7 persona të tjerë.

Një 32 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmjen e së dielës në Brescia të Italisë.

Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e “Porsche” që drejtonte për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur disa makina të tjera.

Më pas, është përplasur me një pemë, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në automjet ndodhej edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.

Lini një Përgjigje