Një bandë kriminale me shqiptarë, holandezë dhe lituanezë është goditur nga policia spanjolle pas sekuestrimit të një sasie kokainë të fshehur në thasët me pelet për ngrohje që po transportoheshin me kamion.
Detaje të reja janë zbardhur nga çmontimi i bandës së drogës në Spanjë, teksa pesë persona kanë rënë në prangat e policisë pas një operacioni antidrogë, ku u sekuestruan 16 ton pelet, brenda të cilit kishte kokainë.
Mediat vendase shkruajnë se anëtarët e organizatës kriminale me origjinë shqiptare, holandeze dhe lituaneze e importonin lëndën narkotike përmes porteve spanjolle.
Në kuadër të aksionit policor, agjentët arrestuan pesë persona, të cilët dyshohet se janë anëtarë të bandës, e specializuar në trafikun e drogës në shkallë të gjerë përmes përdorimit të kontejnerëve.
Sipas autoriteteve spanjolle, të arrestuarit e importonin drogën përmes kontejnerëve detarë.
Gjatë testit rezultoi se peleti kishte përmbajtje kokaine, ndërsa janë sekuestruar 920 thasë me këtë produkt, me peshë 18 kilogramë secili, në total 16560 kilogramë.
Organizata kishte dy depo industriale në Reus (Tarragona). E para prej tyre kishte për qëllim ruajtjen dhe ftohjen e lëndës, ndërsa e dyta përdorej për paketimin, mbylljen dhe ruajtjen e drogës pasi nxirrej nga materiali në të cilin ishte kamufluar.
Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 5 kilogramë drogë sintetike – speed dhe MDMA – 3965 euro cash, dy presa hidraulike, material për prodhimin e lëndëve narkotike, një kamion dhe një automjet.
Në magazinën e dytë agjentët zbuluan më shumë se pesë kilogramë drogë të ndryshme sintetike dhe pajisje të përdorura për prodhimin e lëndës narkotike.
Anëtarët e organizatës e kalonin drogën përmes porteve spanjolle, duke përdorur kontejnerë detarë. Për ta bërë këtë, ata përdornin metoda shumë të sofistikuara fshehjeje, duke kamufluar drogën në materiale të ndryshme për të vështirësuar zbulimin e saj.
????Intervenidas 16 toneladas de #pellet impregnados con #cocaína y desmantelado un centro de procesamiento de drogas sintéticas
— Policía Nacional (@policia) April 7, 2024
????Operación conjunta con Agencia Tributaria
????5 detenidos e intervenidos más de 5 kg de drogas de síntesis (speed y MDMA) y 3.965€ entre otros efectos pic.twitter.com/aRwn8s7gH2
Lini një Përgjigje