TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2024, 14:20

Vrau qiradhënësin, Gjykata e Shkodrës dënon me 22 vite burg Lekë Vuksanin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau qiradhënësin, Gjykata e Shkodrës dënon me 22 vite burg

Gjykata ka dënuar me 22 vite burg 34-vjeçarin Lek Vuksani, autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34-vjecarin në krimin e ndodhur në rrugën Tom Kola.

Avokati mbrojtes ka kerkuar testin paikologjik per autorin e ngjarjes por kjo nuk eshte pranuar nga gjyqtari i çeshtjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 pas një konflikti për qiranë e banesës në pronësi të viktimës. 51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte, kjo mesa duket ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari.

Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa vajzat e tij banojnë në Itali.

Ngjarja duket se ka qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani në momentin kur ka shkuar në banesë ka qënë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj viktimës.

Raportohet po ashtu se autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedent të mëparshëm penal.

Kujtojmë se pavarësisht mbiemrit të njëjtë, mes viktimës dhe autorit nuk ka lidhje familjare.

Lini një Përgjigje