
Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar nga fshati Borizanë, si autor të vendosjes së lëndës plasëse në një mobilieri pak ditë më parë.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Alban Qira, i cili edhe më parë ka vendosur eksploziv në këtë biznes.
Nga kamerat e sigurisë në zonë, është filmuar Alban Qira, në një rrugë këmbësorësh, teksa ndez minën artizanale me qëllim për ta hedhur para mobilierisë.
Ai shihet i maskuar me kapele dhe maskë kirurgjikale, ndërsa kujdeset që mos të shikohet nga drejtuesit e mjeteve në rrugë.
Ndërkohë, policia sekuestroi 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.
“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024”, njofton policia.
Nga shpërthimet për fat të mirë nuk ka patur të lenduar, por vetëm dëme të pjesshme materiale.
Lini një Përgjigje