TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2024, 09:49

“Na thave shpirtin! Dy engjëjt tonë që i le kaq herët”, gruaja e DJ shqiptar që vdiq në aksidentin tragjik me Ferrari prek me postimin

Shkruar nga Pamfleti
“Na thave shpirtin! Dy engjëjt tonë që i le kaq
Hysni Qestaj me bashkëshorten

Hysni Qestaj, DJ shqiptar nga kantoni Vaud në Zvicër humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa drejtonte një Ferrari.

Aksidenti ndodhi një javë më parë në Italinë veriore. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, bashkë me viktimën në automjet, në momentin tragjik dyshohet se ishte edhe një grua.

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe automjeti shpërtheu në flakë. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.Zjarrfikësve iu desh disa orë për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina.

Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës.

 “Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.

 Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mirë nuk jetojnë gjatë në këtë botë. Ishe aq i mirë, i drejtë dhe i dashur sa Zoti të mori pranë vetes. Po më mbajn gjallë kujtimet e bukura që i kaluam dhe dashuria që ndamë për gati dy dekada. Pusho në parajsë aty ku e ke vendin, të deshtëm, të duam dhe do të duam përgjithmonë, unë dhe dy ëngjujt tonë që i le kaq herët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Media zvicerane Blick shkroi se 40-vjeçari të shtunën e kaluar në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

Blick po ashtu shkroi se në aksident ka vdekur edhe një person tjetër.

Vëllai i të ndjerit ka treguar se vetura i përkiste atij.

 “Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

hysni qestaj ferrari aksident itali dj

Lini një Përgjigje