TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2024, 17:15

Sherr mes dy personave në Shkodër, njëri prej tyre qëllon me armë; policia vihet në ndjekje për kapjen e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes dy personave në Shkodër, njëri prej tyre qëllon me

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar para pak minutash në Shkodër, në atë që njihet si zona e Fermentimit.

Mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se nuk ka asnjë të lënduar pasi është qëlluar në ajër.

Burime bëjnë me dije se të shtënat kanë ardhur pas sherrit mes dy personave. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

shkoder konflikt arme

Lini një Përgjigje