
Zjarri në 'Bar Lulishte Butrinti’ në qendër të Sarandës është riaktivizuar paraditen e sotme.
Mësohet se struktura ka dhe pjesë prej druri të cilat duket që nuk janë shuar taman duke shkaktuar dhe riaktivizimin e flakëve që kanë alarmuar zjarrfikësit dhe kanë shkuar me urgjencë në vendin e të atit.
Një grup ekspertësh nga Tirana do të shkojnë në Sarandë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Qytetarët të keqardhur që u zhduk një monument historik për jetën e tyre ndjejnë keqardhje dhe hedhin dyshime se u shkatërrua për tu bërë një ndërtim i ri.
“Ajo u dogj .. diçka do të bëhet", thotë një qytetar.
U bë për kaprico. Humbi një ndërtesë që ishte me vlera arkitekurore”, thonë ata për mediat.
Lini një Përgjigje