TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2024, 22:55

Sherr me thika dhe sende të forta mes 5 personave në Lushnjë, plagoset një 29-vjeçar, shpallen në kërkim dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika dhe sende të forta mes 5 personave në Lushnjë,

Një sherr i dhunshëm është regjistruar pasditen e sotme në qendër të fshatit Karbunarë në Lushnjë. Konflikti mësohet se ka nisur për motive të dobëta dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar.

Në sherr bëhet me dije se janë përfshirë pesë persona, dy prej të cilëve janë në këkrim nga policia pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që i plagosur i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe dy të tjerë, janë dërguar Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po japin dëshminë për ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Lushnjë/Informacion paraprak/ Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S.

Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lini një Përgjigje