TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2024, 13:09

Breshëri kallashi në Karaburun, 42-vjeçari terrorizon banorët

Shkruar nga Pamfleti
Breshëri kallashi në Karaburun, 42-vjeçari terrorizon
42-vjeçari terrorizon banorët

Një 42-vjeçar qëlloi me breshëri kallashnikovi një ditë më parë në Karaburun të Vlorës, duke rrezikuar e terrorizuar banorët e zonës.

Burime zyrtare të policisë thonë se 42-vjeçari qëlloi në ajër në afërsi të stanit të tij në vendin e quajtur “Gallolec”.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes, autoritetet e vunë në pranga personin në fjalë, ndërsa i sekuestruan po ashtu kallashnikovin, një krehër dhe municion luftarak.   


“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në Karaburun, në vendin e quajtur “Gallolec”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në stanin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 9”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Dukat. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në Karaburun, në afërsi të stanit të tij, duke rrezikuar banorët e zonës. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në këtë zonë kanë gjetur të fshehur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak”, tha policia në një njoftim për mediat.

karaburun

Lini një Përgjigje