TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2024, 22:26

Ra nga tarraca e biznesit të familjes në Lezhë, ndërron jetë 21-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Ra nga tarraca e biznesit të familjes në Lezhë, ndërron
Klajvert Çuni

Ndërron jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 21-vjeçari Klajvert Çuni, i cili pasditen e 23 marsit ra aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij në fshatin Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, i riu i cili ishte futbollist i Akademisë së Shënkollit, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Për vdekjen e të riut futbollist, përmes një mesazhi ka reaguar dhe Akademia e Shënkollit, ku ai ishte pjesë si kapiten skuadre.

“Kësaj radhe nuk ja dole te fitoje betejen me te rendesishme o Kapiten. Shume beteja ke fituar duke luftuar ne fushe si një Kapiten i vëtetë, ishe Ai që të donin, Shokët, trajnerët, stafi por dhe të gjithë ato që të njohën nga afër!

Ku ti gjejmë ne fjalët e ngushëllimit për të shprehur mungesën tënde dhe dhimbjen që na shkaktove, jemi lutur me shpirt këto ditë për ty, por si duket Zoti të desht pranë Vetes.

Do na Mungosh shumë Klajvert Çuni.

Pushofsh në Paqe Kampion", thuhet në reagimin e Akademisë.

Lini një Përgjigje