Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 të rinjtë që dyshohet se janë konfliktuar dhe qëlluan me thikë 18-vjeçarin Aurelio Dervishi mbrëmjen e së dielës.
4 të rinjtë të cilët akuzohen për vrasje në bashkëpunim, nuk kanë folur para gjykatës. Avokatët kanë kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush e ka qëlluar 18-vjeçarin, por kërkesa është rrëzuar.
Sipas avokatëve, ngjarja nuk ka qenë e paramenduar, por një debat i çastit që ka përfunduar me vrasjen e të riut. Gjatë dëshmisë që kanë dhënë në polici, ata kanë pretenduar se gjatë konfliktit viktima i ka qëlluar me levë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkozës në Tiranë.
Kujtojmë se, në dëshminë e saj vajza tha se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.
Sipas saj, të dy grupet jam shkëmbyer në afërsi të Shkozës. Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në “Audin” me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16-vjeçare që ishte në një lidhje me 20 vjeçarin.
Ajo tregon se, janë ndaluar pasi autorë u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik.
Lini një Përgjigje