TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2024, 10:08

Me vrap drejt gardhit, si tentoi të arratisej shqiptari që jetonte mes drogës në Britani

Shkruar nga Pamfleti

Me vrap drejt gardhit, si tentoi të arratisej shqiptari që jetonte mes

Një 34-vjeçar shqiptar u dënua me 24 muaj burg për kultivim kanabisi në Britaninë e Madhe. Sipas asaj që shkruan BBC, E.Nezaj u kap duke u kujdesur për 195 bimë kanabisi në një banesë ku besohet se jetonte.

Ai pranoi akuzën e prodhimit të drogës së Klasit B para gjykatës së Ipswich. Gjyqtari i çështjes, Richard Kelly tha se i pandehuri kishte një rol kyç në procesin e prodhimit të drogës. Nezaj, i cili shkoi në Britaninë e Madhe si azilkërkues, u arrestua më 19 Janar nga policia, pas dyshimeve se në pronën në fjalë kultivohej kanabis.

Gjykata u njoh me faktin sesi 34-vjeçari tentoi që t’i arratisej oficerëve duke kapërcyer gardhin rrethues të bahçes, e duke hedhur në rrugë një kosh plehrash. Megjithatë tentativa e tij dështoi.

Oficerët të cilët bastisën fermën e kanabisit, thanë se ajo bëhej fjalë për një sipërmarrje “profesionale dhe e organizuar”. Bimët e kanabisit ishin shpërndarë në 3 dhoma dhe në papafingo. E gjithë ndërtesa ishte përshtatur me pajisjet e nevojshme për kultivimin e drogës.

britani droge shqiptar

Lini një Përgjigje