TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2024, 15:23

Zjarri në ish-konsullatën italiane, pezullohet shefi i Zjarrfikëses së Sarandës

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në ish-konsullatën italiane, pezullohet shefi i

Ish-konsullata italiane në Sarandë, u shkrumbua tërësisht nga flakët që përfshinë godinën këtë të premte.

Ndërtesa, trashëgimi e Mbretërisë në Sarandë, u dogj nga zjarri, që u përhap me shpejtësi. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, që rrezikoi edhe pemë të mbjellë nga shkrimtari Naim Frashëri.

Për mosreagim në kohë për shuarjen e flakëve, u pezullua nga detyra shefi i zjarrfikëses Sarandë, Nasibi Hasanllarin. Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së Arben Cara njofton se deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, Hasanllari zëvendësohet me drejtuesin e shuarjes së zjarrit Vladimir Kondi.

Lini një Përgjigje