TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2024, 07:37

Aksident tragjik në Kanada, humbin jetën dy të rinj shqiptarë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Kanada, humbin jetën dy të rinj

Dy të rinj kanë gjetur vdekjen tragjike pas një aksidenti me makinë në Mississauga, Kanada të enjten mbrëma.

Kushërinj mes tyre, të rinjtë nga Shkodra Klis Dreshaj 24 vjeç dhe Simon Dreshaj 19 vjeç janë viktimat e aksidentit tragjik.

Policia tha se përplasja ndodhi pak para orës 22:00 në kryqëzimin e rrugës Dixie dhe Eglinton Avenue.

Drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident u konstatua i vdekur në vendngjarje, ndërsa tjetri përfundoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes që u mori jetën dy të rinjve.

Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri. Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj dhe janë nga Rapsha e Hotit.

Aksident tragjik në Kanada, humbin jetën dy të rinj

aksident kanada shqiptare dy te rinj emrat

Lini një Përgjigje