
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur në fshatin Larushk.
Një makinë tip Benz dhe një Golf 5 janë përplasur, ndërsa njëri nga automjetet ka shpërthyer më pas në flakë.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të shkaktuar nga goditja.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Lini një Përgjigje