TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2024, 10:05

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 18-vjeçari në

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi lëvizte me pistoletë në makinë.

Në kuadër të operacionit ‘Sinjali’, u arrestua Jasin Drijaj, 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. Sipas njoftimit të policisë, u gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

"Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak", njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje