TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2024, 14:24

Shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, publikohen pamjet kur shoferit të dehur i bëhet testi i alkoolit

Shkruar nga Pamfleti
Shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Prrenjas-Qafë
Jetmir Daçi

Dalin pamjet e 44-vjeçarit Jetmir Dacit, që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë ku u plagosën 6 persona të familjes, gjatë momentit që po i bëhetj testi i alkoolit.

Në testin e bërë rezulton se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur fëmiljarët të cilët aktualisht po marrin ndihmën mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa njëra prej vajzave 23 vjeçare ka përfunduar në koma.

Pavarësisht se shkaktoi aksident të rëndë ku mbetën të plagosur tre vajza, babai dhe gjyshja e tyre, shoferi po hetohet në gjendje të lirë.

aksident i rende aksi prrenjas-qafe thane

Lini një Përgjigje