TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2024, 09:56

Sherr masiv mes 7 personave në një lokal në Bulqizë, plagosen dy prej tyre; 2 të arrestuar dhe 6 të tjerë nën hetim

Shkruar nga Pamfleti

Sherr masiv mes 7 personave në një lokal në Bulqizë,

Një sherr me sende të forta ku janë përfshirë 7 persona ka ndodhur në një lokal në fshatin Trebisht të Bulqizës.

Raportohet se shtetasit me iniciale A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit me iniciale B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., ndërsa janë përdorur edhe sende të forta.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, në ambientet e një lokali.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit me iniciale P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit me iniciale:

– A.O., 32 vjeç;

– P.O.,  45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

 

Lini një Përgjigje