TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 21:51

Plagosja në Shkodër, policia jep detaje: 43-vjeçari jashtë rrezikut për jetën, autori dhe dy të tjerë në pranga!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Shkodër, policia jep detaje: 43-vjeçari jashtë

Polica ka dhëne detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, mbeti i plagosur një 43-vjeçar.

Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive banale, ku autori Kristian Kakia ka nxjerrë armën dhe më pas ka qëlluar 43-vjeçarin Çel Shabaj.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari. Autoritetet theksojnë se ndërhyrja në kohë e forcave “Shqiponja” parandaloi përshkallëzimin e konflikti me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”

Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje