TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 21:15

Kërcet arma në Shkodër, një i plagosur; arrestohet autori!

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Shkodër, një i plagosur; arrestohet autori!

Të shtëna me armë zujarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku si pasojë raportohet se një person ka mbetur i plagosur. I plagosuri mësohet se është identifikuar si Çelë Shabaj. 

Të shtënat mësohet se kanë ndodhur në rrugën e Prekalit, në Postribe të Shkodrës, ndëkohë që mësohet se autori Kristian Kakia është arrestuar. Dyshohet se plagosja ka ndodhur për një konflikt të çastit. 

"Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi Kristian Kakia dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Çel Shabaj., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Lini një Përgjigje