
Të tjera detaje kanë dalë nga dosja e prokurorisë për vrasjen në Peqin.
Në dëshminë e tij gardiani Qani Muça ka thënë se sapo ka dëgjuar të shtënat është afruar te dera, dhe sapo e ka hapur ka parë Sokol Mjacajn me pistolë në dorë, i cili i ka thënë të largohet.
“Shkuam me shpejtësi dhe unë u afrova i pari te dera hyrëse, me qëllim për të hapur derën. Nga ana tjetër e derës qendronte një i dënuar, që më vonë mora vesh se ishte Sokol Mjacaj dhe pikërisht në kohën kur unë tentova të hap derën, i dënuar më drejtoi një armë zjarri, të llojit pistoletë dhe më tha “Shef mos u afro! Mos hy në gjak me mua, se nuk kam gjë me ty”, ka thënë gardiani Qani Muça.
Lini një Përgjigje