
Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga plagosja e 51-vjeçarit Andrea Kalemi në burgun e “Koridhalos” të Greqisë.
Autori egjiptian 28 vjeçar ishte paguar për vrasjen e Kalemit dhe e ka goditur me një bisturi me qëllim prerjen e arteries karotide.
Ngjarja ndodhi më 14 dhjetor, pak para se Kalemi të lirohej nga burgu ku mbahej për akuzën e hyrjes së paligjshme në territorin grek.
Ai u arrestua pasi u rikuperua nga atentati i 9 gushtit, ku u plagos rëndë me armë në ishullin Paxos të Greqisë.
Sipas mediave greke, autori egjiptian e kishte fshehur bisturinë në pëllëmbën e dorës dhe Kalemin e ka goditur në kraharor, qafë dhe krah.
Pavarësisht se është goditur, Kalemi është mundur të mbrohet disi pasi një i burgosur ka parë lëvizjet e egjiptianit dhe ka paralajmëruar Kalemin.
Sipas “Espresso”, egjiptiani vepronte nën urdhrat që vinin nga një tjetër burg grek i “karakterit të veçantë”.
Lini një Përgjigje