TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2023, 14:51

Po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 19 vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi,

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur teksa transportonte 6 emigrantë nga Irani drejt Shkodrës ku më pas do të kalonin kufirin drejt Malit të Zi. Në pranga ka rënë i riu Olsi Elezi.

Ky i fundit u kishte kërkuar emigrantëve nga 300 euro secilit për t’i transportuar drejt Shkodrës. Arrestimi i tij, u bë i mundur vetëm pas një aksidenti në të cilin u përfshi. Automjeti me të cilin po transportonte emigrantët, u përplas nga 28 vjeçari Ervin Goduni, i cili po ashtu u vu në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës. Ndërsa për pasojë i riu 19 vjeçar së bashku me një prej emigrantëve që transportonte, morën dëmtime të lehta.

arrestohet 19 vjeçari aksident tiranë durrës transportonte emigrantë

Lini një Përgjigje