
Po mbahet prej disa orësh seanca gjyqësore për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e tjerë, të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit brenda burgut të sigurisë së Lartë në Peqin.
Bëhet me dije se trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin ndërsa mbrojtja ka kërkuar që dosja të ndahet sipas funksioneve që kishin zyrtarët në burg.
Po ashtu mbrojtja theksoi se dosja nuk mund të jetë e përbashkët, pasi disa zyrtarë shërbejnë në sektorë të tjerë, jo në vendin ndodhi ngjarja.
Ndër të tjera ata kanë shtuar se drejtori i burgut ka dërguar prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.
“Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shumë mangësi në funksionim”, kanë deklaruar ata.
Lini një Përgjigje