TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2024, 12:45

Qëlloi me pistoletë drejt banesës së bashkëjetueses, në kërkim 28-vjeçari; arrestohet i ati

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me pistoletë drejt banesës së bashkëjetueses,

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së familjarëve të bashkëjetueses së tij.

Policia ka arrestuar babain e tij, pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës.

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 28-vjeçari. Gjatë kontrolleve në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bicaj, ndërsa i riu që akuzohet se qëlloi me armë është nga fshati Shtiqën, pak kilometra larg nga qyteti i Kukësit.

"Menjëherë pas njoftimit se me qëllim kanosjen, 1 shtetas kishte qëlluar 1 herë, me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, në fshatin Bicaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti shtetasi B. H. (A)., 28 vjeç, banues në fashtin Shtiqen, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë babai i 28-vjeçarit, shtetasi B. A., 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, si dhe sepse gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje