
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë masën e sigurisë për Leonard Luzi alias Leonard Sejno.
GJKKO ka lënë në burg Leonard Luzin, i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Matodashajt, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Spanja. Leonard Luizi u ekstradua në Shqipëri 4 muaj pas arrestimit, ndërsa sot u njoh me masën e sigurisë.
Ai akuzohet përr veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
47-vjeçari njihej ndryshe me nofkat “Daku” ose “Nard Çami”. Leonard Luizi porosi vrasjen për hakmarrje ndaj kushëririt të tij, por atentati dështoi pasi ekzekutori u arrestua me pistoletë me fishek në fole gati për qitje. Ai gjithashtu përdorte mbiemrat Zejno dhe Sejno.
Më 8 gusht 2023, ai kishte organizuar vrasjen e Matodashajt dhe Hajrullasë, në bashkëpunim me Amarildo Nikollin (Xhanej), Muharem Koroveshin (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejnon. Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet. Hetimet provuan se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.
47-vjeçari Leonard Luizi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, ndërsa u arrestrua në Spanjë në kuadër të operacionit “Rekrutuesi”, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve. Atentati i mbetur në tentativë u regjistrua në gushtit të vitit të kaluar.
Përse Leonard Luzi kërkonte me kaq ngulm të vriste Inez Hajrullën?
Amarildo Nikolli ka treguar hap pas hapi, të gjithë dinamikën se si ishte rekrutuar, por edhe detaje interesante për grupin hetues, për të kuptuar se si funksionon një grup kriminal dhe cili është organizimi i tyre nga baza deri në majën e piramidës.
Amarildo Nikolli ka deklaruar se me Leonard Luzin janë njohur në burg në Itali. Ky shtetas i ka dhënë porosinë Nikollit, për vrasjen e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, kundrejt pagesës 250 000 euro për secilin. Për kryerjen e këtyre vrasjeve Amarildo Nikolli do të ndihmohej nga dy lidhjet e Leonard Luzit, shtetasit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi.
Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshajt
Vrasja e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.
Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje.
Lini një Përgjigje