TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2024, 08:08

Tritol në Shkodër/ Ardian Fierza kërcënohet sërish, pas biznesit i vihet C4 në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Tritol në Shkodër/ Ardian Fierza kërcënohet sërish, pas

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen "Tre Heronjtë” në Shkodër.

Sipas policisë, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit më 29 gusht iu vendos eksploziv te agjencia funerale, shkak një borxh.

Si pasojë e shpërthimit, raportohet për vetëm dëme materiale. Polici po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

“Në lagjen "Tre Heronjtë", në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është  hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Më 29 gusht 2024, një sasi eksplozivi u vu tek dera e agjencisë funerale në pronësi të Flora Fierza, e cila sapo ishte hapur. Edhe atëherë shpërthimi nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme materiale. Një person i maskuar afrohet dhe i vendos lëndën plasëse tek dera. Dy ditë më pas policia shpalli në kërkim një 35-vjeçar si autor i vendosjes së tritolit.

Tritol në Shkodër/ Ardian Fierza kërcënohet sërish, pas
Momenti kur i vendoset tritol agjensisë në gusht 2024

Policia e Shkodrës informoi se shkak për vendosjen e tritolit ishte bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit B.P. I riu rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Lini një Përgjigje