
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një punonjës i policisë private “Illyrian Guard” ka humbur jetën gjatë orarit të punës në Tiranë.
Sipas policisë, 56-vjeçari Han Draxhoshi ra në kontakt me energjinë elektrike në një kabinë elektrike, disa metra larg vendit ku kryente shërbimin.
Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.
“Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.
Lini një Përgjigje