TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2024, 11:32

Plagosi me thikë të riun në Gjirokastër, arrestohet 29-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë të riun në Gjirokastër, arrestohet

29-vjeçari i cili plagosi me thikë 21-vjeçarin mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, është arrestuar nga policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “Kodra e Shtufit” pas një konflikti për motive të dobëta.

21 vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa autori përballet me akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”.

"Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë). 21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.”, njoftoi dje policia.

plagosje me thike gjirokaster

Lini një Përgjigje