TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2024, 10:45

Vidhnin biznese dhe banesa, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë në Itali; si tentuan t’i shpëtonin policisë

Shkruar nga Pamfleti

Vidhnin biznese dhe banesa, arrestohen 2 ‘skifterët’

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi grabisnin biznese dhe banesa në Itali.

Pasi karabinierët e Ardeas morën sinjalizimin lidhur me veprimtarinë e ‘skifterëve’ shqiptarë, u vunë në ndjekje të tyre.

Dy të arrestuarit lanë në mes grabitjen kur nuhatën se po ndiqeshin nga policia, por nuk u shpëtuan dot prangave, pasi u kapën gjatë momenteve të largimit.

Si prova u sekuestruan jo vetëm sende të vjedhura, por edhe valixhe profesionale, me të gjitha veglat e mundshme.

Ndërhyrja u krye dy ditë më parë. Media italiane raporton se hajdutët u përpoqën me çdo kusht të arratiseshin, duke kërcënuar me kaçavida karabinierët, por pa sukses.

Kërkimi solli mjaft surpriza. Në automjetin - të vjedhur disa muaj më parë - karabinierët gjetën një arsenal të vërtetë mjetesh për vjedhje, si leva, pinca, trapano, troko, madje edhe një mjet pune kazmë dhe një ndezës për shpërthim të lokalizuar.

 

vjedhje

Lini një Përgjigje