TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2024, 09:22

Ofroi 500 mijë euro për 'kokën' e 'të fortit' të Vlorës, ekstradohet nga Spanja Leonard Sejno

Shkruar nga Pamfleti
Ofroi 500 mijë euro për 'kokën' e 'të
Leonard Luzi, Amarildo Nikolli, Inez Hajrulla

Marrja e pushtetit për lojërat e fatit në qytetin e Vlorës , që prej marsit 2023 ka dyshimet se drejtohet në këtë qytet nga Inez Hajrulla dhe shoku i tij Ervis Matodashi, janë shkaqet se përse u porosit vrasja e tyre kundrejt pagesës.

Leonard Luzi alias Leonard Sejno, i cili kishte organizuar dhe porositur Amarildo Nikollin për të vrarë shtetasit Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla është ekstraduar nga Spanja. 

Vrasja nuk u krye pasi ekzekutori, Amarildo Nikolli u arrestua në flagrance nga policia para se të kryente vrasjen.

Ky është konkluzioni hetimor i SPAK , në krye të nëntë muajve nga arrestimi i Amarildo Nikollit, që pranoi se ishte porositur nga Leonard Luzi për të vrarë dy vlonjatët, njëri i njohur ndryshe si Ini i Cones dhe tjetri me nofkën Coke qorri.

47-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Ky krim u parandalua nga Policia, pasi shtetasi Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet.

Nikollit në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

Por atentati pavarësisht shumës përmbi 200 mijë euro të premtuara nuk u realizua përmendet në hetime mbasi qitësi u arrestua nga policia e Vlorës.

Amarildo Nikolli ka deklaruar se me Leonard Luzin janë njohur në burg në Itali. Ky shtetas i ka dhënë porosinë Nikollit, për vrasjen e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, kundrejt pagesës 250 000 euro për secilin.  Për kryerjen e këtyre vrasjeve Amarildo Nikolli do të ndihmohej nga dy lidhjet e Leonard Luzit, shtetasit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi”, ka dëshmuar ai.

Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshajt

Vrasja e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.

Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje

Si nisën ngjarjet kriminale

Hetimet kanë provuar se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erigert Zejno. Në lidhje me këtë ngjarje në datën 17.08.2013, u krye arrestimi i shtetasve Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Në datën 21.04.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur pushimin e hetimeve për të hetuarit Ervis Matodashaj etj., për mungesë provash, dhe në datën 04.12.2014, hetimet e këtij procedimi janë pezulluar për zbulimin e autorëve.

I pandehuri Leonard Luzi (Zejno), i dërguar për gjykim, është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejno, vrarë më datë 22.03.2013, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Hetimet provuan se i pandehuri Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

leonard luzi

Lini një Përgjigje